Koha e keqe me reshje të dendura breshëri, ka shkaktuar para pak minutave aksident në hyrje të qytetit të Gjirokastrës në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e unazës së qytetit në lagjen “Gërhot” kur një autoveture me targa AA027OY e cila vinte nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës, është përplasur me borduren metalike në kushtet e rrëshqitjes nga rruga e ngarkuar me breshër.
Për pasoje drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime në gjymtyrë dhe është dërguar me urgjencë ne Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij.