Makina shpërthen në flakë në rrugë, plagosen shoferi e pasagjeri

0

Shpërthen në flakë automjeti në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit.

Sipas informacioneve të para, 2 persona kanë qenë brenda në mjet dhe kanë marrë lëndime. Drejtuesi i mjetit me targë “AA731CL” së bashku me pasagjerin kanë marrë djegie në trup si pasojë e zjarrit, pasi nuk kanë mundur të dalin në kohë nga makina.

Makina e përfshirë nga flakët ka dalë nga rruga. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë dhënë ndihmën e parë për të lënduarit. Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu