Një aksident është shënuar sot pasdite në rrugën e Arbrit në aksin rrugor Bulqizë–Maqellarë, në vendin e quajtur Krajkë. Janë përplasur dy mjete dhe kanë mbetur të plagosur dy persona drejtues të mjeteve.
Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.
Policia ndodhet në vend ngjarje dhe po bën veprimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Gjatë ditës së sotme, në vend kanë mbizotëruar reshjet e dendura të shiut.
Autoritetet kanë njoftuar shoferët, që të kenë kujdes në rrugë.





