‘Maksimumi jam si borëbardha pa tualet’/ Ish-zv.ministrja e PS ironizon replikat e Bora Muzhaqit me komentuesit: O zot, jepi mend…

0

TIRANË- Ish-zv.ministrja e PS-së, Irena Beqiraj përmes një reagimi në faqen e saj në “Facebook” ka thumbuar Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Pak ditë më parë, Muzhaqi ka publikuar në rrjetet sociale një video ndërsa, ka rënë në sy komenti i një ndjekësi, i cili i ka shkruar: “Jë bërë si shtrigë”.

Ky koment nuk ka mbetur pa përgjigjia nga ministrja e cila i ka shkruar komentuesit se maksimumi është si borëbardha pa tualet. Ky koment i ministres ka nxitur ish-zëvëndës ministren, Irena Beqiraj që të reagojë duke ironizuar Muzhaqin.

“M’u kujtua një thënie në formë lutjeje që përdoret shpesh në anët e mia:”O zot jepi fat, ndërsa mend jepi aq sa të lidhë ushkurin e të mbathurave,” shkruan Beqiraj.

Postimi i plotë i Beqirajt:

Ja edhe një thënie tjetër: Ndërsa po lexoja shkëmbimin e mesazheve të Ministres Muzhaqi me disa nga komentuesit e saj, m’u kujtua një thënie në formë lutjeje që përdoret shpesh në anët e mia:

“O zot jepi fat, ndërsa mend jepi aq sa të lidhë ushkurin e të mbathurave!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu