MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Mali të Zi, Dritan Abazoviç udhëtoi për në Shtetet të Bashkuara të Amerikës ku në ditët në vijim pritet të marrë pjesë në një sërë takimesh në nivel politik dhe ekonomik, duke përfshirë edhe bisedimet në Departamentin e Shtetit.
Abazoviç nuk mori pjesë në takimin e shtatë të mazhorancës së re/vjetër parlamentare e cila synon të formojë qeverinë e re përmes rikonfigurimit të mazhorancës së vjetër parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 20 gushtit, 2020. Abazovic ka thënë më herët se gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë bisedimeve me partnerët amerikanë, fokusi do të jetë tek integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor dhe stabiliteti rajonal, si dhe vazhdimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili ka dhënë rezultate të dukshme në muajt e fundit.
“Kryeministri Abazovic ka theksuar më herët se gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bisedimet me partnerët amerikanë, fokusi do të jetë tek integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor dhe stabiliteti rajonal, si dhe vazhdimi i luftës. kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili ka dhënë rezultate të dukshme në muajt e fundit”, ka njoftuar kabineti i Abazoviçit.
Blloku pro-serbpo kërkon me ngulm formimin e qeverisë, madje Grupit Parlamentar të URA-s i kanë thënë se do t’ia plotësojnë të gjitha kërkesat për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re të Malit të Zi. Abazoviç dje tha se “është kurth” të votohet Miodrag Lekiç për mandatar të qeverisë së re, dhe se për një gjë të tillë nuk do të ketë votë nga ana e tij, ndonëse një ditë më parë u shpreh se “nuk kemi kundërshtime ndaj Lekiçit”. Palët negociuese për formimin e qeverisë së re kanë hedhur fajet tek njëra-tjetra për “ambicie abnormale politike” dhe se palët duhet “të zbresin në tokë”. Abazoviç ka kërkuar që Lëvizja e tij të ketë sektorin e sigurisë (ministrinë e brendshme dhe të mbrojtjes) dhe ministrinë e jashtme, kërkesa të cilat DF ka thënë se do t’ia plotësojë.