Maluma bëhet shkak i sherrit mes Sarës dhe PM

0

Në një intervist Sara ka zbuluar se një nga gjërat për të cilat zihen më shumë ajo dhe PM janë veshjet dhe fakti që ajo nuk e dëgjon shumë se çfarë i thotë PM.

Madje tha se edhe për veshjen në koncertin e Malumës kishin debatuar.

”Njerëzit mbase në Instagram duan të shohin atë që ata duan. Kemi një marrëdhënie si çdo çift. Kemi luhatje, zihemi. Për shembull për veshjet zihemi shpesh, se PM nuk i pëlqen diçka, unë e vesh sepse shkoj me mendjen time. Ai mundohet për të mirë, por unë ia marr mbrapsht. Kur shkuam te koncerti Malumës, më tha “Pse nuk vesh hoodie?”, kurse unë doja të vishja crop-top. Dhe e vesha sepse doja të nxjerrja pak barkun. Kur unë i them çfarë të veshë, ai më dëgjon. Më shumë po rrimë në Tiranë dhe unë e ndjek në një pjesë të koncerteve”, tha blogerja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu