Manastirliu prezanton planet për romët dhe LBTI, trajtimi për personat me probleme

0

Manastirliu: Plani për më shumë barazi, përfshirje për komunitetin rom, është 5-vjecar. është një plan që integron të gjitha institucionet, për të rritur aksesin në shërbime për këtë institucion, për të mundësuar më shumë arsimim. Ashtu si ju e dini, ne kemi në fokus, zhvillimin e komunitetit për të mundësuar zhvillimin e potencialit të tyre. Kemi vlerësuar në çdo moment integrimin dhe përfshirjen e këtij komuniteti në shërbimet tona, duke siguruar akses në strehim, punësim.

Plani i 2 është plani për mbështetjen e personave LGBTI, vendos theksin te lufta kundër diskriminimit. Ofron aksesin në arsimim, shërbimet publike dhe në programet e punësimit. Këto plane do të bëhen të mundura në sajë të një buxheti specifik.

Kemi një plan veprimi që shtrin efektet e tij në të gjithë sistemin. Kemi ndërtuar shërbime alternative për persona që preken nga probleme të shëndetit mendor. Ka një plan për të integruar shërbimet sociale dhe ato shëndetësore. Do të ngremë qendra të mjekësisë familjare, me punonjës socialë e psikologë për evidentimin dhe për përkujdesjen e problematikave. Implementimi fillon me buxhetin për 2022. Qasja për këto problematika kërkon vëmendjen e të gjithëve, dhe të strukturave që kanë përgjegjësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu