Manchester United nuk po gjen ritmin e duhur në Premier League dhe pas largimit të Pogba po mendon për një afrim të rëndësishëm. Klubi anglez është në pole position për Sergej Milinkovic-Savic për sezonin e ardhshëm.
Në fakt, sipas gazetës britanike “The Sun”, Djajtë e Kuq janë gati të vendosin në pjatë 80 milionë euro për mesfushorin e Lazios. Megjithatë, rreshteri, në rast lamtumire me biancocelesti, do të donte të transferohej te Real Madrid, një ëndërr e tij e vjetër.
Edhe Juventus në të shkuarën kishte provuar të siguronte serbin, por pa sukses. Duke qenë se Pogba ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me “Djajtë”, drejtuesit dhe trajneri Rangnick duket se kanë zgjedhur mesfushorin e Lazios si pasuesin.