Manchester United zyrtarizon shkarkimin e trajnerit Solskjaer…

0

 – Para pak çastesh, Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer.

Drejtuesit e lartë të këtij klubi nuk kanë mundur ta kapërdijnë humbjen e djeshme “të turpshme”  4-1 ndaj Watfordit.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” më në fund kanë vendosur që për rezultate të dobëta ta shkarkojnë nga Solskjaer nga pankina në “Old Trafford”.

Lajmi për shkarkimin e trajnerit 48-vjeçarit norvegjez ka ardhur nga vet faqet zyrtare të klubit anglez.

“Manchester United mund të konfirmojë se Ole Gunnar Solskjaer është larguar nga posti i trajnerit. Faleminderit për gjithçka, Ole”.

“Ole do të jetë gjithmonë një legjendë në Manchester United dhe me keqardhje kemi arritur këtë vendim të vështirë”.

“Ndërsa javët e fundit kanë qenë zhgënjyese, ato nuk duhet të errësojnë të gjithë punën që ai ka bërë gjatë tre viteve të fundit për të rindërtuar themelet për suksesin afatgjatë”,- thuhet në njoftimin e Unitedit.

Norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer u ul në pankinën e Manchester United në vitin 2018, duke zëvendësuar Jose Mouriunhon. Kontrata e tij, e rinovuar së fundi, përfundonte në vitin 2026.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu