– Shoqata e tregtisë elektronike e Maqedonisë së Veriut do të hapë një platformë informative për vendet e CEFTA-s. Mediat vendase raportojnë se shoqata elektronike njoftoi se do të nisë një platformë rajonale për informacionin e tregtisë elektronike në vendet e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.
“Platforma rajonale do të përfaqësojë një zgjerim të një platforme e-commerce të nisur për tregun e Maqedonisë së Veriut në vitin 2020 në vendet e tjera të CEFTA-s, përkatësisht Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Moldavinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën”,- tha Shoqata Maqedonase e Tregtisë elektronike.
“Platforma do të jetë një qendër praktike me burime dhe informacione mbi aspektet kryesore të tregtisë elektronike për të gjitha vendet,” -tha në deklaratë Nina Angelovska, presidente e Shoqatës Maqedonase të Tregtisë elektronike.
CEFTA është një marrëveshje tregtare ndërmjet vendeve jo anëtare të BE-së, anëtarët e së cilës tani janë të vendosur kryesisht në Evropën Juglindore. Pasi një vend pjesëmarrës të anëtarësohet në BE, anëtarësimi i tij në CEFTA përfundon.