Maqedonia e Veriut ndihmon Ukrainën me tanke, zyrtari ukrainas: Po tregohen të guximshëm

0

UKRAINË- Maqedonia e Veriut ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me tanke dhe aeroplanë për të ndihmuar në shmangien e pushtimit të vazhdueshëm të Moskës. Reuters shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur ndihmësi i lartë i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak me anë të një postimi në Twitter.

“Shumë kombe po tregojnë më shumë guxim sot se gjysma e G20 (Grupi i 20 fuqive të mëdha ekonomike). Si Maqedonia e Veriut, duke i dhënë Ukrainës një shpatull mbështetëse në formën e tankeve dhe avionëve,” shkroi Podolyak.

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, një vend i vogël ballkanik, konfirmoi javën e kaluar se do të furnizonte Ukrainën me tanke të epokës sovjetike, por nuk ka thënë asgjë për dërgesat e avionëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu