Maradona, Messi apo Pele? Trajneri Menotti i befason të gjithë për lojtarin më të mirë në histori

0

ARGJENTINE – Në diskutimin se kush është lojtari më i mirë në historinë e futbollit, më së shumti mes kandidatëve Maradona apo Messi, por ish-trajneri kampion i botës, Cesar Luis Menotti i anashkaloi bashkëkombasit e tij.

“Pelé është më i miri nga të gjithë, ishte i mbinatyrshëm, ishte i paarritshëm,”- daklaron trajneri kampion bote me Argjentinën në vitin 1978. “Çdo ndeshje për Pelé ishte një finale botërore. Edhe një seancë stërvitore për të ishte finalja e botës. Për mua ishte kënaqësi të isha në fushë dhe ta shihja. Ai bënte gjëra që nuk i kuptonte ksuh. Atij i pëlqente të ishte portier dhe të mos përdorte duart…”- thotë ai.

“Personalisht nuk mund ta bëj në asnjë krahasim për të sepse është larg nga të gjithë, absolutisht larg”,- pohoi drejtori i përgjithshëm i kombëtareve të Argjentinës. “Një ditë ai kishte një thua të future në mish dhe një gisht të thyer dhe megjithatë, ai luajti 90 minutat kundër Palmeiras. Kjo është e pamundur. Mendoj se secili në kohën e tij që nga Cruyff, Di Stefano, Maradona, Messi, kanë qenë shumë të mire, yje. Por Pelé i kalon të gjithë, pavarësisht kohërave nga këndvështrimi im”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu