Moderatorja Einxhel Shkira ka folur për marrëdhënien me këngëtaren Beatrix Ramosaj pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’. Einxhel ishte e ftuar në emisionin e ‘ Wake Up’ ku ka treguar se nuk është takuar më Trixën por ka kontaktuar me të dhe është shumë mirë. Einxhel gjithashtu tha se këngëtarja ka vendosur të bëjë një izolim për të kaluar këtë situatë pas daljes nga ‘Big Brother VIP’ dhe gjithashtu pas ndarjes më aktorin e humorit Donald Veshaj.
“Trixën nuk e kam takuar. Por e kam ditur se do të jetë pak më e rënduar. Kam komunikuar me Trixën, edhe brenda kam qenë e merakosur për të. Kjo nuk vjen vetëm nga BB VIP, por është edhe nga natyra e Trixës që është shumë e tërhequr nga daljet publike. Dhe në atë momënt që mas e bbb ka qenë shumë e madhe dhe kur të dilte do e ndiqnin njerëzit më sy cfarë po bën cfarë ka veshur cfarë po thotë dhe kjo ka qenë ajo që I shkaktonte shqetësim deri diku Trixës dhe kjo ka qenë gjithashtu ajo që ne kemi pasur të gjith merak në lidhje me të, shto pastaj pjesës së gjërave të tyre personale që ndodhën. Mendoj se edhe Trixa ka zgjedhur një lloj izolimi për të qenë më e qetë që të bëhet gati kur të dalë”, tha Einxhel.