Pas sulmit tragjik të ditës së djeshme ku u shënjestrua një spital, Mariupoli është bombarduar sërish nga trupat ruse.
Shtëpitë e qytetarëve, një universitet dhe tetari i qytetit kanë qenë shënjestra e sulmeve mesditën e sotme. Deri më tani nga sulmi i minutave të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë.
Sulmi ajror vjen disa orë pas sulmit të rëndë mbi spitalin, ku deri më tani janë raportuar 3 viktima dhe 17 të plagosur. Spitali ishte një maternitet ku qëndronin gra shtatzëna dhe foshnja të porsalindura.
Autoritetet ukrainase bënë thirrje përpara këtij sulmi për ndihmë, teksa thanë se Rusia nuk po lejon hapjen e korridoreve për evakuimin e civilëve në këtë qytet.
Mariupoli është një ndër qytetet m të madhen të Ukrainës, por edhe më i godituri pasi është rrethuar nga forcat ruse.