‘Mark Frroku’ i bën thirrje politikanëve të nxjerrin fëmijët nga qelitë, reagon Rudina Dembacaj

0

Moderatorja Rudina Dembacaj ka reaguar pas një statusi nga një profil në Facebook me emrin Mark Frroku ku i bëhet thirrje protestuesve që të vijojnë të kërkojnë të drejtat e tyre. Ndërkohë ka një mesazh për politikanët që të nxjerrin nga qelitë fëmijët që janë shoqëruar pasi morën pjesë në protestat për Klodian Rashën.

Por Dembacaj sqaron se shkrimi nuk i përket Frrokut dhe është një llogari që mban emrin e tij, por pas saj fshihet dikush tjetër.

“Mirmbrema miq shok dashamires protestues po ndjek me vemendje protestat tuaja cdo dit dhe eshte shum e drejt te dalesh dhe te protestosh per te drejtat tuaja dhe te protestoni paqesisht dhe asnje ska te drejt te prishi protesten tuaj.

I bej thirrje te gjith atyre qe cojn popullin ose ata qe dalin me popullin si njerez te nje partie apo ju qe thrrisni popullin ne protest mbrojeni popullin mos i braktisni popullin mos i leni vetem por behuni bashk me popullin sic i nxjerrni ne protest shkoni dhe nxjerrini nga qelit femijet njerezit qe jan kapur”, shkruhet në status.

Ndërsa Rudina Dembacaj sqaron duke treguar fakte për partnerin e saj dhe zbulon cfarë e acaroi më së shumti në shkrim.

“Profili në Facebook me emrin ‘Mark Frroku’ është profil fals! Ju lutem report! Jo për gjë, po Marku ka super drejtshkrim! (E vetmja gjë që më acaroi kur pashë që nuk ka vënë asnjë shenjë pikësimi)”, shkroi Dembacaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu