Maroku dëshiron që finalja e Kupës së Botës 2030, të luhet në Casablanca…

0

MAROK – Presidenti i Federatës Mbretërore të Futbollit Maroken (FRMF), Faouzi Kekjaa, njoftoi këtë të enjte se Maroku ka prezantuar gjashtë vende për Kupën e Botës 2030, së bashku me Spanjën dhe Portugalinë, dhe dëshiron që finalja e kompeticionit të mbahet në stadiumin e ardhshëm të Casablancas.

Duke folur për radiostacionin maroken ‘Radio Mars’, Lekjaa shpjegoi se FIFA kërkon që oferta e përbashkët të ketë midis 14 dhe 18 stadiume në total dhe se Maroku prezantoi gjashtë qytete: Agadir, Marrakech, Casablanca, Rabat, Tangier dhe Fez, por shtoi se “ka të tjera për të cilat vendimet do të merren së shpejti”.

“Vendet që do të prezantojmë do të plotësojnë jo vetëm kërkesat e FIFA-s, por do të gëzojnë edhe diversitet kulturor dhe pasuri gjeografike”,- tha Lekjaa, duke theksuar gjithashtu afërsinë gjeografike, duke qenë se si shembull, tregoi Madridin dhe Lisbonën i ndan nga Casablanca rreth një orë fluturim.

Maroku dëshiron që finalja e Kupës së Botës 2030,

“Kjo do t’i lejojë tifozët në mbarë botën të festojnë një Kupë Botërore të vërtetë 100-vjetore,”- theksoi ai. Lekjaa raportoi se festimet e 100-vjetorit të Kupës së Botës do të zhvillohen në Amerikën Latine nga një javë deri në dhjetë ditë, përpara fillimit të turneut.

Për ceremoninë e hapjes, ai shpjegoi se ende nuk dihet se ku do të jetë, ndërsa për finalen shprehu dëshirën: “Shpresojmë të përjetojmë një finale të jashtëzakonshme, që nderon të gjithë kontinentin dhe brezat e rinj, në një stadium të ri në Casablanca, që do të jetë e jashtëzakonshme dhe e mrekullueshme”,- tha për stadiumin e ardhshëm të kryeqytetit ekonomik të Marokut.

Presidenti i Federatës Marokene ishte i bindur se viti 2030 do të jetë “një Botëror i jashtëzakonshëm midis dy brigjeve të Mesdheut dhe se ato përfaqësojnë dy qytetërime të mëdha”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu