Marrëdhëniet diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë “në prag të prishjes”.
Këtë e pohojnë burimet e Kremlinit.
Kjo vjen pasi presidenti amerikan e quajti Vladimir Putin një kriminel lufte pas pushtimit të Ukrainës.
Presidenti, Joe Biden, e quajti të mërkurën e kaluar Presidentin rus Vladimir Putin një kriminel lufte ndërsa mizoritë në Ukrainë po shtohen dhe mes thirrje të presidentit ukrainas drejtuar Kongresit amerikan, për më shumë ndihmë.
“Ai është një kriminel lufte“, tha presidenti amerikan për zotin Putin teksa largohej një aktivitet në axhendën e tij për sot. Kjo është deklarata më e ashpër lidhur me veprimet e Presidentit Putin dhe Rusisë bërë nga një zyrtar amerikan, që nga nisja e sulmit ndaj Ukrainës.
Ndërsa udhëheqësit e tjerë botërorë e kanë përdorur këtë fjalë, Shtëpia e Bardhë kishte hezituar t’i shpallë veprimet e zotit Putin ato të një krimineli lufte, duke thënë se ishte një term ligjor që kërkonte më shumë hetim.
Por gjatë një fjalimi të mërkurën Presidenti Biden tha se trupat ruse kishin bombarduar spitale e kishin marrë peng mjekët. Ai premtoi më shumë ndihmë për Ukrainën për të mbështetur përpjekjet e saj kundër Rusisë.