Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka mbajtur fjalën e saj të rastit në konferencën e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe ShBA, e cila është organizuar nga Kuvendi, ku është i pranishëm dhe ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo.
Yuri Kim: Sekretati Pompeo ishte personi që më ka emëruar para dy viteve si ambasadore, dy vendet tona kanë një fill të fortë mes tyre, pavarësisht se cilët janë presidentët që ulen në shtëpinë e bardhë. Shqiptarët janë një model se si mund të dalin nga shtypja, duke kontribuar për botën, ne po bëjmë kaq shumë gjëra së bashku, anembanë botës, dhe jo vetëm në rajon.
Ju mirëpritët 2500 afganë, dhe i treguat besnikërinë tuaj. Jemi duke punuar për dy projekte të mëdha energjitike, duke e bërë Shqipërinë një lojtar kyç, për të shpëtuar nga zhvatja e Rusisë. Së bashku po luftojmë korrupsionin, ne po punojmë për integrimin e Shqipërisë në BE, ne shpresojmë që kjo të vazhdojë dhe në 100 vitet e ardhshme, ne nuk mund të kishim kërkuar një mik dhe partner për ti bërë të gjithë këto së bashku.