Marrëveshja/Bullgaria nuk pengon përdorimin e emrit të shkurtër Maqedonia e Veriut

0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët me homologun e tij bullgar Kiril Petkov njoftoi se është arritur marrëveshje që Bullgaria të mos pengojë emrin e shkurtër Maqedonia e Veriut.

“Bullgaria nuk do të kufizojë më përdorimin e emrit të shkurtër në asnjë dokument ndërkombëtar ose dypalësh dhe për këtë arsye do të njoftojë OKB-në. Në të njëjtën kohë, Maqedonia e Veriut përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dërgoi edhe një notë verbale në OKB për emrin tonë të gjatë dhe të shkurtër”, -tha Kovaçevski.

Kovaçevski gjithashtu gjatë fjalimit të tij shtoi se do të përmirësohen marrëdhëniet midis dy vendeve. Kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov u pajtuan për formimin e grupeve punuese në sferën e infrastrukturës, ekonomisë, tregtisë, bashkëpunimit afarist mes komunitetit afarist, arsimit dhe kulturës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu