Ish-kryeministri, Sali Berisha e konsideroi si historike marrëveshjen e nënshkruar me kryetarin e partisë së Lirisë, Ilir Meta sa i takon bashkëpunimit mes PD dhe PL në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit në 2023.
Berisha: Ju përshëndes ju dhe qytetarët që ndjekin këtë moment historik në zhvillimin politik të Shqipërisë. Këtë moment që shënon marrëveshjen për betejën dhe fitoren e sigurtë të opozitës në Tiranë dhe Shqipëri.
Për t’i dhënëTiranës dhe qyteteve të vendit, përfaqësuesit dinjitozë të qytetarëve. Me fjalë të tjera, për ta cuar në mënyrë figurative në plehrat e Sharrës figurën më të errët që ka drejtuar bashkinë e Tiranës që prej shpalljes kryeqytet, Erion Veliajn, të cilit në çdo vend ligjor do i takonte të ishte në qeli dhe jo në garë elektorale. Me vjedhjet e tij monstruoze dhe mashtrimet e bëra ndaj qytetarëve të Tiranës duke e shndërruar si një prej qyteteve më të pista në botë. Në vendin e 250 sa i takon shërbimit shëndetësor. Erion Veliaj ka qindra motive jo të endet rrugëve të Tiranës si një mashtrues ordiner por të shkojë atje ku e ka vendin. Jam i bindur se qytetarët e Tiranës do flasin për të gjitha këto dhe do godasin Edi Ramën.
Nuk mund të lë pa thënë fjalë për paralamentin inekzistent të Tiranës që drejtohet nga “Zonja Hije”. Për të qytetarët nuk ekzistojnë. Askush nuk e ka dëgjuar të mbrojë një interes të vetëm, ajo sikur është binjake me hijen. Kjo merr fund.
Sot referendumi dhe demokracia direkte mbetet mjeti më kryesor për të shëruar dhe rikthyer demokracinë në Shqipëri që është në agoni të plotë.