Kryetar i lidhjes demokratike te shqiptareve ne Mal te Zi, Nikolle Camaj është kundër “Ballkanit të Hapur” pasi sipas tij kjo e ngadalëson integrimin drejt Europës.
Gjatë një deklarate për mediat, Camaj tha se marrëveshja Rama-Vuçiç e bën Serbinë më të fuqishme ekonomikisht duke kontrolluar portet detare.
Kryetar i lidhjes demokratike te shqiptareve ne Mal te Zi, Nikolle Camaj:
“Kur takohen shqiptarët e të gjitha trojeve është shumë e rëndësishme është takim që na mbush zemrat dhe na jep shpresë që bashkëpunimi do të vazhdojë mes shqi9ptarëve sic u ka hije si vëllezër nga jugu në veri, pa marrë parasysh Shqipërisë, Kosovës, Lugiunës apo ata që jetojnë në Malin e Zi. pozita e shqiptarëve nuk ka ndryshuar, me disa ndryshime që ka sjellë koha, sa i përket statusit të tyre në raport me shtetin ndoshta në ndonjë segment ka ecur mbrapa sa i takon punësimit ose përfaqësimit. Ne shihnin problemin me regjimin e kaluar i cili ishte i korruptuar gjoja perëndimor por me krim të organizuar sa të duash.
Rama – Vuçiç për “Open Ballkan”? “Së para pa ndryshuar qasjen e Serbisë ndaj Kosovës duhet të jetë e papranueshme për shqiptarët. Nga ana tjetër edhe po të ndërronte ai raport mendoj se shqiptarët duhet të maten mirë mos po futen në një jugosllavi të re.
Ëndrra shekullore e serbëve është që të dalin në det dhe për ta kontrolluar. dimë se është fuqi ekonomike Serbia dhe është e vështirë që të jemi konkurrencë në treg me mallrat e Serbisë pasi duhet ta kemi shumë kujdes.
Ajo që duhet të kemi kujdes është që pa ndryshuar statuti dhe raporti me Kosovën një gjë e tillë mos ndodhë fare.
E ndjej veten të vogël për atë që ka thënë Rama por kam mendimin tim për këtë ceshtje, ndaj mendimin me një pjesë të mirë të shqiptarëve.
Open Ballkan nuk garanton integrimet në Europë, pasi i ngadalëson, ky është një rivalitet me ato që pret Europa. Open Balkan është një serbi e fuqishme dhe mendoj se Europa këtë nuk e do”, tha Camaj