RUSI- Gazprom i Rusisë njoftoi sot se do të ndalojë eksportet e gazit natyror në Moldavi nga 1 janari për shkak të borxheve të papaguara të vendit. Ndërprerja e fluksit paralajmëron një ndalesë globale të eksporteve të gazit rus përmes Ukrainës në Evropë. Mësohet se në Sllovaki, Austri, Hungari dhe Itali marrëveshja e tranzitit me Ukrainën skadon më 31 dhjetor.
Kryeministri moldav, Dorin Recean dënoi vendimin e Rusisë për të shkurtuar furnizimet me gaz në Transnistria dhe akuzoi Moskën për përdorimin e energjisë si një armë politike. Në postimin e tij në Facebook, kryeministri moldav thekson se Moldavia do të marrë në konsideratë të gjitha mjetet ligjore duke përfshirë edhe arbitrazhin ndërkombëtar.
Rusia furnizon Moldavinë me 2 miliardë metra kub në vit përmes Ukrainës. Gazi natyror rus dërgohet në Transnistria e cila mbulon nevojat e saj për energji dhe më pas ia shet atë pjesës tjetër të Moldavisë. Rusia, e cila nuk ka marrëdhënie të mira me qeverinë pro-perëndimore të Moldavisë, ka thënë se vendi duhet të shlyejë borxhin e tij për furnizimet e kaluara, që Moska thotë se është 709 milionë dollarë. Moldavia thotë se borxhi i saj është 8.6 milionë dollarë.
Transnistria dhe qeveria e Kishinjeut ranë dakord në vitin 2022 që i gjithë vëllimi i gazit natyror rus në Moldavi do të rrjedhë në Transnistri, e cila tradicionalisht nuk paguan për këtë energji. Pa furnizime me gaz natyror, termocentrali do të mbyllet dhe Moldavia dhe Transnistria do të përballen me ndërprerje të ngjashme me ato të Ukraina.
Moldavia dhe Transnistria shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Kishinau njoftoi dje se do të shkurtojë eksportet e energjisë dhe do të prezantojë masa për të ulur konsumin me të paktën një të tretën nga 1 janari. Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu akuzon Gazpromin se ka shkaktuar një krizë energjetike duke refuzuar të eksportojë gaz nëpërmjet një rruge alternative.