Ministri i jashtëm i Ekuadorit, Juan Carlos Holguín është shprehur se ka paraqitur zyrtarisht një kërkesë për marrëveshje midis Policisë Kombëtare dhe Europolit.
Në vitin 2008 u hartua dhe miratua ‘Kushtetuta e Montecristi’, presidenti i aso kohe Rafael Correa promovoi ‘’shtetësinë universale’’ ku çdo person pavarësisht origjinës mund të futej në Ekuador pa vizë.
Në vitin 2010 u pa një numër i madh emigrantësh nga Afrika dhe Azia dhe si pasojë viza u hoq duke u vendosur për shtetet si: Afganistani, Bangladeshi, Eritrenë, Etiopinë, Kenia, Nepalin, Nigerinë, Pakistanin dhe Somalinë.
Po ashtu në vitin 2015 u veprua e njëjta gjë pasi u pa sërish një valë nga emigrantët Kbanë dhe Senegalezë.
Pas këtyre ngjarjeve heqja e vizave për qytetarët shqiptarë të cilët apelojnë shtetësi unuiversale u ruajt.
Sipas ministrit Juan Carlos Hologuin kjo ndikoi negativisht pasi një ndër arsyet është mafia shqiptare e cila operon në vend dhe menaxhon trafikun e kokainës.