Marshimi në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së, Rama solidarizohet: Me marshin e drejtësisë

0

Marshimi në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së, Rama solidarizohet: Me marshin e drejtësisë
Në Prishtinë ditën e sotme është organizuar një marshim në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së. Në pankarta shkruhet ‘’Nuk mund të gjykoni UÇk-në në emër të popullit, sepse UÇK-së është vetë populli’’, gjithashtu ‘’Liria ka emër’’. Qytetarët kanë zgjedhur të marshojnë në emër të vendosjes së drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së.

Kryeministri Edi Rama, ka postuar në Facebbok, disa foto të marshimit, me mbishkrimin ‘’me marshin e drejtësisë’’. Edhe ditën e djeshme, kryeministri Rama, shkroi në Tëitter në lidhje me seancën e Thaçit ku ngrinte pyetjen nëse duhet të hetoheshin ata që kanë luftuar për lirinë e vendit të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu