Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është gjobitur me 5 milionë lekë të rinj për shkelje të masave anti-Covid.
“Gjoba më është vendosur se kam shkelur fjalën-urdhër të Ramës. Gjobat po vendosën për këdo që i bën opozitë urdhrave të Ramës.” deklaroi ai.
Gjoba ndaj tij u vendos në datë 15 shkurt, për organizim takimesh në mjedise të mbyllura me mbi 10 persona.