Masakër në familje, babai qëllon 25 herë me thikë gruan, i pret fytin djalit dhe më pas godet edhe vajzën

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin lindor të Diyarbakirit në Turqi. Mediat lokale raportojnë se për arsye ende të paqarta, babai i familjes mori thikën dhe filloi të godasë bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.

40-vjeçari fillimisht ia nguli thikën 25 herë bashkëshortes së tij. Pasi e la në tokë duke menduar se e kishte vrarë, ai iu sul djalit 18-vjeçar duke i prerë fytin. Ky i fundit vdiq, kurse nëna e plagosur rëndë u dërgua në spital dhe gjendet në gjendje kritike për jetën.

Pasi qëlloi dy të parët, babai 40-vjeçar goditi me thikë edhe vajzën 15-vjeçare. Ajo po ashtu është në spital në gjendje të rëndë.

Fqinjët njoftuan policinë pas të bërtiturave që vinin nga shtëpia e tyre. Pasi hyri aty, policia gjeti një shtëpi të mbuluar nga gjaku me një të vdekur në vend dhe tre të plagosur rëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu