Masakra e çiftit Pasho, djali akuzon ish-të dashurën: Elona thoshte gjithmonë gënjeshtra

0

“Nuk e dija që Elona priste një fëmijë nga unë apo se kishte abortuar në tetor 2015. Unë isha në burg dhe nuk do të ishte e mundur të bëja seks në Sollicciano, ne përfituam nga disa sekonda shpërqendrimi nga agjentët, por asgjë më shumë”. Kjo është një nga pjesët e dëshmisë së Taulant Pashos, djalit të Shpëtimit dhe Teutës, eshtrat e të cilwve u gjetën në katër karroca të braktisura në një fushë midis FiPiLi dhe burgut Sollicciano në dhjetor 2020.

Corriere.it shkruan se në gjyqin e mëparshëm në Gjykatën e Madhe, e vetmja e akuzuar për vrasje të dyfishtë dhe fshehje trupi është ish e dashura Elona Kalesha. Për prokurorinë ajo dyshohet se vrau për të penguar vjehrrit e saj që t’i tregonte djalit të tyre, pasi u lirua nga burgu, se gruaja kishte një abort.

Taulanti i mbrojtur nga avokati Filippo Viggiano, fillimisht ishte hetuar për bashkëpunim në vrasje dhe fshehje kufome por më pas pozicioni i tij është depozituar me kërkesë të Prokurorisë.

“Elona thoshte gënjeshtra, ishte e mirë për të gënjyer. E bëri spontanisht. E zbulova dhe e arsyetova dhe ndonjëherë zemërohesha”, tha ai.

“Avokat, bëni durim, përgjigjem çdo gjë nëse më ndihmon kujtesa, u bënë gjashtë vjet”. Kështu ai rishikon foton e katër valixheve në të cilat janë gjetur eshtrat e prindërve të tij dhe nuk ka dyshime: Më duket se e njoh valinxhen time.

Ai kujton edhe ditën kur doli nga burgu, 2 nëntor 2015: Siç kishte ndodhur në të kaluarën, imagjinoja që mami dhe babi më prisnin te porta, por atë mëngjes ishte vetëm e dashura: më tha Elona. Nuk munda t’i telefonoja sepse një ditë më parë babai kishte thyer telefonin e mamasë sime në kulmin e një debati. Pasdite, Elona më tha se ndërsa isha në dush, mamaja ime telefonoi nga një kabinë dhe do të më telefononte më vonë. Por nuk kam dëgjuar më kurrë për të. Kishte një lidhje shumë të fortë me të, ajo nuk do të ishte zhdukur kurrë vullnetarisht pa më dëgjuar mua”.

Ai nuk heziton as kur iu përgjigj pyetjes së prokurorit për banesën e fundit ku kishin banuar prindërit e tij: Nga Elona mësova se prindërit e mi kishin ardhur një javë para zhdukjes. Vetëm më vonë zbulova, falë kushëririt tim, se ata kishin qenë në Firence që nga 1 tetori dhe pasi kishin ndaluar në Scandicci, ata ishin zhvendosur në një b&b në via Fontana.

Eshtrat e çiftit Pasho u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno. Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes së tyre, pranë burgut në Solliciano. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm dhe vajza e tyre ishte në kërkim prej vitesh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu