Masakra e Don Boskos/ Mbyllen hetimet, Prokuroria dërgon për gjykim Nikoll Sherrnikun

0

Prokuroria kqa mbyllur hetimet në lidhje me Nikoll Sherrnikun, i icli akuzohet si një ngaautorët e masakrës së Don Boskos.

Sherrniku ndodhet në burg për prej gushtit të vitit të kaluar pasi u kap në Shëngjin me armë dhe municione. Ai dyshohet se është i përfshirë në sulmin mafioz ndaj lokalit të vëllezërve Murati në Don Bosko, ku humbi jetën banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën 6 të tjerë përfshi dhe mbesën e saj të mitur.

Qëllimi i sulmit me armë ka qenë vrasja e Ervis dhe Elvin Murati, vëllezërit e Fation Muratit. Por, në këtë atentat mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja, ndërsa u plagosën Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuku, Emanuel Çala dhe 10- vjeçarja R.P.

Ka qenë Thahir Alleat, me kombësi siriane, i cili ka ndihmuar në identifikimin e Nikoll Shërrnikut, pasi i ka pohuar pronarit të servisit ku ai punonte, se targën “REHX 112” dhe dy targa të tjera i kishte marrë në 2020 nga ambientet e Servisit, Nikoll Shërrniku.

Këtë dëshmi punonjësi sirian, ia ka dhënë Gazmend Jakupit, vetëm pasi policia gjermane dhe ajo kosovare, kishin intensifikuar hetimet për pronarin e servisit, pasi biznesi i tij ishte zbuluar se kishte lëshuar targat për një automjet “Audi A6”, i cili më pas ishte shitur për skrap në fshatin Drenas të Kosovës.

Për këtë informacion është informuar policia shqiptare, e cila ka marrë në pyetje Nikoll Shërrnikun, i cili ndodhej në ambientet e burgut “Shën-Koll” të Lezhës, për një ngjarje tjetër kriminale.

Ndërkohë dëshmia që ka bindur policinë për arrestimin e Shërrnikut, është e bashkëfshatarit të tij, Serjan Gjini, i cili njëherësh është vëllai i Kreshnik Gjinit, një punonjës tjetër i servizit ku u mor targa.

Ai i ka pohuar policisë shqiptare se gjatë komunikimeve që ka pasur në telefon me Shërrnikun, kur ai ishte në Gjermani, i ka deklaruar se nuk kishte gjetur makinë për ta blerë. Por, nga servisi kishte marrë tre palë targa. Pavarësisht provave, Sherrniku ka mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar as pronësinë e targave dhe as lidhjet më grupin kriminal që kreu vrasjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu