Masakra e Gllogjanit, profesori: Vrasësi është profesionist, e kanë ndihmuar

0

Profesori i kriminalistikës në Kosovë Fatmir Çollaku beson se atentatori i masakrës së 26 nëntorit në fshatin Gllogjan është një profesionist dhe se krimi ka qenë i paramenduar. Në emisionin “Rubikon”, çollaku u shpreh se vrasësi nuk ka vepruar vetëm dhe beson se ai është ndihmuar nga një tjetër person për t’u fshehur pas ngjarjes.

Këtë mendim e përforcon me faktin se atentatori nuk ka lënë gjurmë në vendngjarje.

“Është e panjohur sepse rrethanat kanë qenë të tilla, por reflekton se vrasësi është profesionist. Vrasja e trefishtë nuk ka qenë e çastit, as e momentit në kuptimin e emocionit. Mendoj që ka pasë mbështetje, por nuk ka qenë vetëm. Personi që aq shpejt ka tretur nga hapësira ku është kryer vepra penale më jep të kuptoj se ka qenë akt i përgatitur dhe ka qenë edhe dikush që e ka mbështetur në ikjen nga vendi i ngjarjes dhe moslënia e gjurmëve të lehta për t’u identifikuar fillimisht dhe më pas për t’u kapur”, deklaroi profesori Fatmir çollaku.

Mbrëmjen e 26 nëntorit, një autobus gjimnazi u godit me kallashnikov nga një person i panjohur. Nga goditjet, mbetën të vrarë shoferi Gani Gjokaj dhe nxënësit Genta Mustafaj dhe Ledio Hamzaj, ndërsa u plagosën 7 nxënës të tjerë. Pas 11 ditësh, hetuesit dhe policia nuk kanë ngritur asnjë pistë për ngjarjen e rëndë dhe nuk ka asnjë informacion për vrasësin dhe rrethanat e krimit. Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro për çdo qytetar që jep informacione për vendodhjen dhe indentitetin e vrasësit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu