Masakra me dy viktima në Gjakovë, dyshohet se vëllezërit u vranë për pronën

0

Mediat në Kosovë raportuan për një vrasje të dyfishtë në Gjakovë. Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Madanaj.

Rasti është konfirmuar edhe nga drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

“Ashtu e kemi informatën. Janë dy vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, u shpreh ai.

Burime të “Indeksonline” bëjnë me dije se motivi i vrasjes dyshohet të jetë për shkak të pronës. Viktimat janë vëllezërit Islami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu