Masat antiCovid në Shqipëri, Manastirliu: Ndryshime në fillim të muajit mars

0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka paralajmëruar se masat anti-Covid që jaë lënë në fuqi aktualisht në vendin tonë mund të rishikohen në muajin mars. Teksa ndodhej në qendrën shëndetësore të Vorës, me zëvendës Presidentin e Zvicrës e Ministrin e Punëve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Alain Berset, Manastirliu u shpreh se Komiteti Teknik i Ekspertëve po vlerëson situatën epidemiologjike. Por, ministrja nuk ka dhënë më tepër detaje në lidhje me masat që do të ndryshohen.

“Përgjatë gjithë këtij viti fjala kyçe do vijojë të mbetet vaksinimi dhe vaksinimi me dozën e tretë është sërish shumë i rëndësishëm në funksion të rritjes së imunitetit dhe shmangies të formave të rënda të sëmundjes. Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes situatën epidemiologjike. Duke shpresuar që do të jemi në indikatorë të përmirësuar, do të rivlerësojmë masat në dy javët e para të muajit Mars,”- u shpreh Manastirliu.

Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur mbi 3.1 milion doza vaksine ndaj Covid-19 dhe janë kryer mbi 2 milion e 680 mijë vaksinime. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima e 1549 raste të reja me Covid-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Për momentin është aktive ora policore. Nga ora 23:00-06:00 nuk lejohet qarkullimi pa lejen e posaçme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu