“Mashtrim me kontratën e shtëpisë”, banorët e Laprakës: Kompensim 10 m2 për person, ligji e ka 40 m2”

0

TIRANË- Banorët në Laprakë kundërshtojnë shembjet e banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ata kanë protestuar këtë të shtunë, pasi kontrata që u është dhënë për të firmosur është diskriminuese dhe në kundërshtim me ligjin. Këtë të shtunë disa familje që preken nga projekti i Unazës së Madhe në zonën e Laprakës, kanë dalë në protestë pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Ata thone se Bashkia e Tiranës u ka shpërndarë një kontratë për të firmosur kompesimin me banesë sociale ose para. Sipas tyre kjo kontratë është diskriminuese dhe ne shkelje ligjore. Dokumenti gjithashtu nuk është hartuar duke marrë në konsideratë qëndrimin e banorëve.

“Bashkia e Tiranës bashkë me qeverinë, me Ballukun dhe me ish-Ahmetajn, thotë që çdo person do të ketë në dispozicion vetëm 10 metra katrorë, sa një qen në Kinë. Aq u japin edhe njerëzve në Shqipëri. Në qoftë se një familje ka dhjetë persona, do të marrë 100 metra katrorë. Për sa kohë që kjo marrëveshje do të jetë në fuqi, pasuria, objekti i kësaj marrëveshjeje, nuk mund t’i premtohet, t’i jepet në përdorim apo t’i shitet një pale të tretë”.

Nëse do të firmosin këtë kontratë brenda 30 ditëve do u duhet të largohen nga banesat.

“Pala e parë merr përsipër që brenda 30 ditëve nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të kryejë të gjitha procedurat e nevojshme pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për marrjen e pronësisë etj”.

Banorët paralajmëruan se janë duke përgatitur një peticion të cilën do ta depozitojnë në 5 dhjetor pranë Ambasadës së Bashkimit Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu