TIRANË- Ervis Belollari, është 26-vjeçari që është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë, pasi ka mashtruar një biznesmen në Tiranë. Bashkë me 32-vjeçarin Arsen Matollari, ata mashtruan një biznesmen dhe i morën 6 mijë euro.
Por kush është Ervis Belollari?
26-vjeçari është i njohur në Shqipëri me anë të platformës së TikTokut. Belollari me anë të videove dhe memeve që shpërndan në TikTok, ka fituar famë në këtë rrjet social. Ndërkohë që aty njihet me anë të pseudonimit ‘Delluksi’.
Delluksi ka dhënë dhe disa intervista në emisionet shqiptare, për shkak se ka qenë figurant në serialin turk ‘Osmani’. Aty i riu, ishte veshur si ushtarë dhe ruante kalanë e Osmanit. Ndërkohë që në një intervistë ai ka deklaruar se vajzat e preferojnë më shumë atë kur flet në turqisht.
“Gocat çmenden kur flas turqisht. Më shkruajnë shumë. Unë i kam hyrë me qëllim Tiktok-ut. Më shiti dikush një tiktok me 400 mijë folloëers. Dy muaj në Gjermani nuk e kam përdorur. Kur erdha në Shqipëri, emisionet nuk më përkrahen. Dhe një shok më ndihmoi të bëhem i famshëm. Ai shtë arsyeja. 1 milion e 700 numëron video ime më virale, videot e mia janë 100 k e lart”, tha Belollari.