Mashtroi me certifikatën e vaksinimit, trajneri gjerman e pëson keq, ja dënimi që mori

0

Markus Anfang nuk humbi vetëm vendin e punës si trajner i Werder Bremen. Gjermani dha dorëheqjen pasi autoritetet nisën hetimet ndaj tij.

Ai akuzohej për falsifikimin e certifikatës së vaksinimit kundër Covid-19 dhe tani ka marrë një dënim nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB).

Anfang është pezulluar me një vit dhe 20 mijë euro gjobë, por ka mundësinë ta ulë dënimin e marrë nëse para muajit qershor dorëzon një certifikatë të rregullt vaksinimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu