Mat/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin, blindi i parave përplas një fëmijë

0

Një aksident ka ndodhur në Mat ku makina blind e transportit të parave, “Breçani Security” ka përplasur një femijë.

Burimet bëjnë me dije se fëmija po kalonte rrugën, ndërkoh shtetasi H.H., 46 vjeç ka humbur kontrollin e automjetit tip “Fiat”. Si pasojë, i mituri është lënduar dhe e kanë dërguar në spitalin e Burrelit ku po merr ndihmën mjekësore. Mësohet se fëmija është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi H.H., 46 vjeç është shoqëruar për në polici.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen a shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu