Matura 2021 nis më herët për shkak të pandemisë, plotësimi i formularit A1/A1Z nga 16 nëntori në 10 dhjetor

0

Deri në 10 dhjetor maturantët do të kenë mundësi të plotësojne formularin A1 dhe A1Z për të bërë përgjedhjen e lëndëve për të cilat do të testohen. Ndryshe nga disa vite më parë, ky formular po plotësohet më shpejtë për ti paraprirë rrezikut të pandemisë. Të interesuarit mund ta plotësojnë atë online në E-albania dhe më pas ta dorëzojnë në shkollën përkatëse.

Prej 16 nëntorit ka nisur plotësimi i formularit A1 dhe A1Z për ti paraprirë çdo lloj përkeqësimi për shkak të pandemisë.

Ndërsa maturat e kaluara ky formular plotësohej në semestrin e dytë, këtë vit do të do të plotësohet më herët.

Burime nga QSHA bëjnë me dije se ndryshimi i afatit të kësaj faze bëhet duke u nisur nga eksperienca e një viti më parë.

Sipas burimeve nga ky institucion, nuk bëhet fjalë për asnjë indicje për rimbylljen e shkollave, por marrjen e masave për çdo përkeqësim të situatës pandemike.

Formulari A1 dhe A1Z do të plotësohet sipas një kalendari të përcaktuar për secilën zyrë arsimore, për gjimnazistët aplikimi do të zgjasë deri në 7 dhjetor, ndërsa A1Z do të jetë i hapur deri në 10 dhjetor.

Mësohet se formular A1Z do të rihapet përsëri në një kohë të dytë, për tu dhënë mundësi të gjithë atyre që e kanë të pamundur për të aplikuar në këtë periudhë.

Formulari duhet të plotësohet fillimisht te E-albania dhe më pas dorëzohet në drejtorinë e shkollës përkatëse.

A1 dhe A1Z janë formulare përmes së cilit maturantët zgjedhin lëndët për të cilat do të testohet.

Njësoj si edhe në vitet e tjera, lëndet me detyrim janë Gjuha Shqipe dhe Letërisa, Matematika dhe Gjuha e Huaj Anglisht.Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu