Pak ditë nga mbajtja e provimit të parë , atij të gjuhës së huaj maturantët në Elbasan janë duke vijuar fazën e konsultimeve intensive për provimet e maturës.Shumë prej tyre kanë tashmë një ide të qartë çfarë duan të bëhen, duke u bazuar tek pasioni, por edhe kërkesat e tregut të punës. Klaud Feçi, i pasionuar pas Shkencave Politike dhe Inxhinierisë së Ndërtimit, ka zgjedhur të dytën.
Eris Kokoneshi dhe Noemi Toçi kanë bërë zgjedhje të ndryshme, por me të njëjtën siguri: Informatikë Ekonomike dhe Fashion Design. Të dyja e shohin të ardhmen në profesionet që kanë zgjedhur.
Të qartë për profesionin e jetës ,këta të rinj ende janë në dilemë nëse do ta ndërtojnë në Shqipëri apo jashtë të ardhmen e tyre.
Drejtoresha e shkollës “Kostandin Kristoforidhi”, Darina Vorfi, thotë se maturantët janë më të vetëdijshëm për prirjet e tyre dhe ndikohen gjithnjë e më shumë nga mundësitë reale që ofron tregu.
Në Elbasan vihet re një rënie të interesit për degët e mësuesisë, një alarm për sistemin arsimor./Infoweb Media