Mbajtën peng 21-vjeçaren në apartament pas festës një natë më parë/ Arrestohet një nga autorët e dyshuar të ngjarjes në Astir (EMRI)

0

Policia e Tiranës ka arrestuar Ermal Binjakun, 36 vjeç, si autor të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në Astir më 9 janar, ku një vajzë pretendonte se ishte marrë peng dhe mbahej e mbyllur në një apartament. Sipas njoftimit të bluve, Binjaku është ndaluar pasi dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë që janë ende të shpallur në kërkim, ka mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren S. Qordja. në një apartament në Astir.

Hetimet intensive, përfshirë informacionet nga inteligjenca policore, çuan në kapjen dhe ndalimin e Ermal Binjakut, i cili është një individ me precedentë të mëparshëm penal. Policia ka vazhduar hetimet për të identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.