Mbante kokainë në shtëpi, kapet në flagrancë 32-vjeçari në Durrës

0

Policia e Durrësit vuri në pranga një 32-vjeçar me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike. Shtetasi A.H. u kap në flagrancë pasi në shtëpinë e tij u gjetën doza të vogla të mbushura me kokainë.

NJOFTIMI I POLICISË

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, vihet në pranga poseduesi.
Nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu