Mbappe “trazon” Francën, Kombëtarja dhe Reali me qëndrime të ndryshme për grumbullimin

0

Kylian Mbappe vijon të jetë çështje në Francë. Sulmuesi nuk u grumbullua nga trajneri i “Gjelave”, Didier Deshamps për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Belgjikës. Ka qenë stafi mjekësor që ka këshilluar teknikun që të mos ftohet për këto sfida, pasi nuk është gati pas atij dëmtimi që pësoi në kofshën e majtë kundër Alavés më 24 shtator.

Në krahun tjetër, çudia e madhe vjen nga Madridi, ku trajneri i Realit, Ancelotti e ka pjesë të listës për takimin e kësaj të shtune ndaj Vijarealit në kampionat. Vendimi i Ancelottit ka shkaktuar polemika të madhë në Francë, me në qendër të tyre të zakonshmin Mbappe.

A është në të vërtetë gati? Përse nuk u thirr nga Deshamps? Çfarë po ndodh? Janë vetëm disa nga pyetjet e shpeshta që dëgjohen në opinionin sportiv francez dhe jo vetëm.

Sulmuesi do të ishte mjaft i nevojshëm për kombëtaren franceze në këtë periudhë, ku duhen pikët. Edhe pse forma e tij këtë sezon nuk është aq e mirë, prezenca e tij do ishte një vlerë e madhe për “Gjelat”, në takimet e Ligës së Kombeve.

Mbappe ka luajtur 86 ndeshje, ku ka realizuar 48 gola me përfaqësuesen e tij. Shifra vërtetë të kënaqshme, për një lojtar që premton shumë për të ardhmen e Francës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu