Kanë mbërritur 8190 doza të Pfizer në aeroportin e Rinasit. Avioni me dozat e vaksinave zbriti pak minuta më parë, ndërkohë për t’i pritur ishte edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ministrja u shpreh se do të hapin qendra vaksinimi në Kukës dhe Berat.