Mbërrijnë trupat e para amerikane shtesë në Poloni

0

Trupat e para amerikane shtesë mbërritën në Poloni ditën e sotme. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ata janë pjesë e 1,700 pjesëtarëve të ushtrisë që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në vendin e Evropës Lindore, ndërsa NATO përforcon krahun e saj lindor mes shqetësimeve në rritje për një ndërhyrje ruse në Ukrainë.
Avionët e forcës ajrore amerikane mbërritën në aeroportin Rzeszoë-Jasionka në Poloninë jugore. Bashkë me ta mbërritën edhe disa anëtarë të Komandës amerikane.

Në total në Poloni janë rreth 4,500 trupa amerikane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu