Mbërrin dimri/ Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë më të përqendruara në jug të Shqipërisë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 15°C, në zonat e ulëta nga 11°C në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 24°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02°C në 09°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 12°C.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu