Mbërrin i vdekur në spitalin e Beratit një i ri 25-vjeçar.
Sipas policisë, nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e përdorimit të narkotikëve.
Berat/Informacion paraprak
Gjatë natës, ka mbërritur pa shenja jete në urgjencën e Spitalit Berat shtetasi D.K., 25 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.
Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shënja dhune dhe 25-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i lëndëve narkotike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.