Mbërrin në Policinë e Tiranës urdhri i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Tashmë nga momenti në moment pritet ekzekutimi përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Tiranës.
Ish-deputeti Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Koka ndodhet pas hekurave për këtë çëshjte prej më shumë se dy muajsh.