Mbështesin Donald Trump, universiteti në SHBA u heq doktoraturën Giulianit dhe Flynn

0

Universiteti i Rhode Island në SHBA ka vendosur të heqë titullin e doktoraturës në drejtësi për ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut Rudy Giuliani dhe ish-gjeneralit Michael Flynn. Vendimi i bordit drejtues të universitetit erdhi pasi të dy personat e sipërpërmendur kritikohen për faktin se ata mbështesin ish-presidentin amerikan Donald Trump si dhe kanë mbajtur qëndrime ekstreme pas sulmit në Kongresin Amerikan në 6 janar 2021.

Kryesia e Universitetit të Rhode Island shtron si motivacion për heqjen e doktoratuës së Xhulianit dhe Flin se ata “nuk përfaqësojnë më vlerat dhe standartet tona më të lartë, të cilat janë evidente në gradën e dhënë”.

Xhuliani ka shërbyer si avokat i Donald Trumpit gjatë kohës kur ky i fundit drejtoi Shtëpinë e Bardhë. Ai bëri thirrje për “gjyq me përleshje” në 6 janar 2021 në Kongresin Amerikan teksa mbështetës të Trump tentuan të futeshin me forcë në Capitol Hill për të penguar mandatimin e Joe Biden si president i SHBA-së. Për ngjarjen në fjalë, u vranë 7 persona, ndërsa janë dënuar 700 persona.

Komisioni hetimor po kryen investigime të shumta lidhur me personat kryesorë bashkëpunues të Donald Trump.

 

Burimi: The Guardian

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu