Mbështeti luftën kundër Ukrainës, Kievi nis procedimin penal ndaj kreut të Kishës Ortodokse Ruse

0

KIEV-Ukraina njoftoi të shtunën më 4 nëntor se kishte nisur një procedim penal kundër Patriarkut Kirill, kreut të Kishës Ortodokse Ruse, në mungesë, për shkak se kishte justifikuar pushtimin rus në territorin ukrainas.

Patriarku Kirill, një mbështetës i vendosur i Presidentit Vladimir Putin, e quajti ofensivën e Rusisë kundër Ukrainës një betejë kundër forcave të liga. Autoritetet ukrainase thanë në një deklaratë se ata kishin mbledhur prova kundër kreut të Kishës Ortodokse Ruse, Vladimir Gundyaev, i njohur si Kirill.

“Ai është një anëtar i rrethit të brendshëm të udhëheqësve të lartë ushtarakë dhe politikë në Rusi dhe një nga të parët që mbështeti publikisht luftën kundër Ukrainës”, raportojnë mediat e huaja. Kirill minoi integritetin territorial të Ukrainës duke justifikuar agresionin e armatosur, sipas autoriteteve ukrainase.

“Do të ndërmerren hapa për ta nxjerrë para drejtësisë për krimet e kryera kundër shtetit tonë”, shtuan ata. Ukraina, një vend me mbizotërim ortodoks, ndërpreu lidhjet me institucionet ortodokse të lidhura me Rusinë pas fillimit të luftës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu