Sot është mbajtur ceremonia mortore e 23-vjeçares shqiptare, Ifigenia Mitska e cila humbi jetën në aksidentin tragjik nga përplasja fatale mes dy trenave disa ditë më parë.
Mediat greke kanë ndjekur nga afër ngjarjen e sotme, ku shkruajnë se pamjet janë tragjike ku shihet se familjarët e saj i ka zhytur ziu, si dhe miqtë e të resë janë të të shkatërruar nga vdekja e saj.
Media greke Protothema shkruan’ Shumë njerëz, veçanërisht të rinj, ndodhen në tempull për t’i dhënë “lamtumirën e fundit” Ifigjenisë. Ifigenia Mitska ishte në vagonin 3 të trenit Intercity 62 dhe po kthehej me partnerin e saj nga Athina, ku kishin shkuar për tre ditët e së hënës së pastër. Bota mbetet e heshtur, duke marrë pjesë në zinë e popullit të saj”.
“Familja pret falje”
Avokati i familjes së Ifigenias, Stelios Sourlas duke folur për SKAI-n tha se “sot është një moment shumë i vështirë për familjen e 23-vjeçares Ifigenia Mitska, në orën 11:00 bëhet varrimi i saj. në Giannica”.
Në familjen e saj, thotë zoti Sourlas, ” trishtimi dhe inati po vërshojnë”.
“Ne kemi besim te drejtësia greke, jemi të sigurt që përgjegjësitë do të ndahen aty ku i takojnë. Familjet e viktimave presin një falje të sinqertë të cilën nuk e kanë dëgjuar ”, shtoi ai.





