Mbi 15 mijë të vdekur nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, OBSH ngre alarmin

0

Ka shkuar në më shumë se 15 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë, mëngjesin e së hënës.

Autoritetet nuk kanë bërë ende një ndarje të detajuar të kombësisë së viktimave. Turqia është shtëpia e rreth 3.6 milionë refugjatëve sirianë, sipas shifrave të OKB-së, me qindra mijëra sirianë që jetojnë në qytetin jugor të Gaziantepit, afër epiqendrës së tërmetit.

Ekipet e kërkim – shpëtimit po luftojnë me kushtet e vështira atmosferike për të gjetur të mbijetuarit në rrënoja.

Ditën e djeshme presidenti turk Erdogan pranoi “mangësitë” për reagimin e shtetit, por këmbënguli se situata tani ishte nën kontroll.

Ndërkohë OBSH ka rritur përgjegjësinë e saj në Siri dhe Turqi sepse sëmundjet tashmë të pranishme në këto shtete pritet të përforcohen pas tërmetit.

Sakaq, BE njoftoi një konferencë donatorësh për të mbledhur fonde për viktimat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu