“Mbi 300 mln euro sekuestrime për pastrim parash nga viti 2020”, Dumani: Para të pista janë investuar në turizëm

0

TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi sot se që nga viti 2020 janë sekuestruar mbi 330 milionë euro pasuri të lidhura me pastrimin e parave. Në një intervistë për emisionin “Trialog” në RTSH1, Dumani nënvizoi se institucionit i ka rritur ndjeshëm vlera e pasurive të konfiskuara dhe të sekuestruara.

Ai tha se ndër vite, nga viti 2020 deri në 2024, vlera e këtyre pasurive ka arritur rreth 230 milionë euro dhe aktualisht mund të ketë kaluar mbi 300 milionë euro, duke e renditur Shqipërinë mes vendeve me nivel të lartë konfiskimesh në rajon.

“Nga viti 2020 deri në vitin 2024 vlera e “pasurive të sekuestruara dhe konfiskuarve, ishte 230 milionë euro sot mund të kemi kaluar mbi 300 milionë euro. Ta krahasosh me vendet e rajonit nuk gjen këtë nivel konfiskimesh. Sa i takon pastrimit të parave, Prokuroria e Posaçme ka rritur numrin e procedimeve penale të regjistruam numrin e të pandehurve, të gjykuarve, ka rritur vlerën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara. Që nga viti 2020 deri në vitin 2024 vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuarve, ishte 230 milionë euro sot mund të kemi kaluar mbi 300 milionë euro.

Ta krahasosh me vendet e rajonit nuk gjen këtë nivel konfiskimesh dhe sekuestrimesh si SPAK. Në hetimet tona e kemi bërë prezent që “po”, kemi konstatuar që paratë e pista janë investuar në turizëm”, theksoi Dumani.